Vrasja e dyfishtë në Klinë, reagon kryetari i komunës

Vrasja e dyfishtë në Klinë, reagon kryetari i komunës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjën e sontme në Klinë,  ku dy persona kanë mbetuur të vrarë me armë zjarri në një lokal në qender të  qytetit.  E lidhur me këtë ngjarje ka reaguar kryetari i Komunës së Klinës Zenun Elezaj.

Elezaj ka thënë se ky lajm i kobshëm ka tronditur jo vetëm familjen e të vrarëve por të gjithë qytetarët.

“Me dhimbje e pikëllim të madhe  e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.  Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve.

Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!”, thuhet në reagimin e kryetarit Elezaj.

Shpërndaje në: