Vrapimi i norvegjezit në Olimpiadë po bën bujë të madhe – konsiderohet më i mirë sesa rekordi i Bolt
Kur flitet për vrapimet e shpejta, të gjithë kemi në mendje vetëm një emër – Usain Bolt – por norvegjezi Karsten Warholm është kujdesur që të nis ndryshimin për këtë gjë.
Warholm ka bërë një nga paraqitjet më të mira që kanë parë Lojërat Olimpike, në vrapimin në 400 metra.
Norvegjezi ka fituar medaljen e artë në Tokio, duke vendosur njëkohësisht rekord të ri, me kohën e regjistruar prej 45.94 sekonda, duke thyer rekordin e mëparshëm që e kishte vendosur vet, transmeton Periskopi.
Warholm ka lënë prapa tij amerikanin Rai Benjamin, që po ashtu theu një rekord, por nuk ishte mjaftueshëm. Kjo ishte nga garat më interesante që janë parë në këtë Olimpiadë.
Më poshtë mund ta shihni videon dhe të vlerësoni vet nëse kjo paraqitje ishte më e mirë sesa ajo e Usain Bolt në 200m. /Periskopi/
I knew they were gonna have to beat the WR to win, but BOTH SHATTERED the WR!!! Karsten Warholm 45.94 and @_Kingben_ 46.17!!! Best race ever!!! #Tokyo2020 #Olympics ???? 400m H
Three of the four fastest times ever ran!! Dos Santos ?? 46.72!! ???? OMG!! pic.twitter.com/t4LzZOMDcX— Tim Dennis (@TDennisSportTog) August 3, 2021