Vrapi, 4 gabimet që pengojnë humbjen e peshës
Vrapi është një nga aktivitetet fizike më shpërblyese për shëndetin. Ai rekomandohet jo vetëm për shëndet të mirë por edhe për dobësim.
Megjithatë, ka njerëz që thonë se pavarësisht vrapit të rregullt e të përditshëm, ata nuk dobësohen, madje shtojnë në peshë.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni 4 gabimet kryesore në vrap që pengojnë dobësimin tuaj.
Mos vraponi përditë
Vrapi është padyshim një aktivitet fizik i shkëlqyer, por nëse e bëni atë çdo ditë, pasojat do të jenë serioze, jo vetëm për shëndetin por edhe peshën.
Nëse ju vraponi çdo ditë, trupi nuk do të ketë kohën e duhur për tu rimëkëmbur dhe për të pushuar.
Gjasat janë që të pësoni një lëndim fizik, për shkak të të cilit do të detyroheni të qëndroni në divan me orë të tëra, duke e tepruar me të ngrënin.
Ju duhet të vrapni 1-3 herë në javë me një intensitet të lartë dhe një 1-2 herë në javë vrap me intensitet mesatar.
Përvec tyre, mund të kryeni edhe joga dhe masazh.
Mos bini pre e rutinës
Duke rënë pre e rutinës, pra shpejtësisë, kilometrave dhe rrugës, nuk e ndihmoni trupin të humbasë kilogramët e tepërt.
Nëse trupi përshtatet me disa variabla, pra frekuenca, intensiteti, koha dhe lloji i aktivitetit, atëherë do të ruajë peshën që ka.
Nga ana tjetër ndjekja e të njëjtave lëvizje apo rrugë vë në punë të njëjtët fibra muskularë ndërkohë që të tjerë janë të paaktivizuar.
Kësisoj rrezikoheni të lëndoheni.
Secili vrap që bëni duhet të jetë i ndryshëm, jo vetëm në intensitet por edhe në rrugë.
Mos u ekzaltoni para kohe
Shpesh ndodh që një aktivitet fizik intens shteron depozitat e karbohidrateve dhe më pas nxit oreksin.
Njerëzit kanë tendencën të mbivlerësojnë kaloritë e humbura dhe më pas i zëvendësojnë ato shumë shpejt me një vakt të plotë me karbohidrate sepse në aspektin psikologjik ato ndihen sikur kanë nevojë të furnizohen me energji dhe të shpërblehen për mundin.
Kjo është arsyeja përse vrapi është një mekanizëm shumë i paparashikueshëm për rënien nga pesha tek i cili nuk mund t’i varësh plotësisht shpresat.
Mos e injoroni ngritjen e peshave
Ata që vrapojnë, besojnë se ngritja e peshave mund t’i ngadalësojë, por gabohen.
Një atlet i mirë duhet të rrisë masë muskulare dhe të tresë depozita dhjamore në të njëjtën kohë, dhe kjo arrihet nëpërmjet trajnimeve intensive.
Muskuj të fortë, vrap i shpejtë dhe ky i fundit të ndihmon të biesh nga pesha, vetëm nëse ruan ekuilibrat me ushqimin.