Vranësira e intervale me diell sot, moti mbetet i ftohtë
Mbetet ende ftohtë ditën e mërkurë në vend, kryesisht me vransira, që pasdite me gjasë mund të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore kryesisht në pjesë jugore të vendit përreth vargmaleve të Sharrit, pa përjashtuar mundësi që fjolla bore të shfaqen në pjesë qëndrore të vendit.
Nuk do të mungojnë as intervale me diell. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-6m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5 e -2C, e maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 0C e 3C.
Vransirat mbeten mbi vend gjatë ditës së enjtë, me mundësi për pak reshje dëbore orëve të pasdites në disa pjesë.
Tek të premten orëve të pasdites vransirat pritet të shpërndahen, e në fundjavë të kemi mot me më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mjegula që mund të formohet orëve të mëngjesit mund të mbetet përgjatë mesditës. Temperaturat minimale zbreisn në -4C e -5C, e ato maksimale gradualisht në rritje deri në 3C e 7C në fundjavë, njofton Mendimi për Motin.