Voziti 175 km në orë, qytetari dënohet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj
![Voziti 175 km në orë, qytetari dënohet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2024/10/636565-gjobat-e-reja-nga-3-prilli-afer-120-mije-tiketa-trafiku-u-shqiptuan-nga-policia-vetem-ne-janar-dhe-shkurt-600x360-1-500x300.jpeg)
Policia e Kosovës ka njoftuar për një dënim në trafik.
Një qytetar është dënuar me 500 euro, me pesë pikë nëgative dhe ndalim të vozitjes për gjashtë muaj.
PK-ja ka treguar edhe arsyen.
“Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka shqiptuar një gjobë në vlerë prej pesëqind (500) eurosh, pesë (5) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej gjashtë (6) muajsh ndaj kundërvajtësit, i cili përmes veturës me pajisje inteligjente është regjistruar duke ngarë veturën me shpejtësinë 175 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 60 km/h” – ka njoftuar PK-ja.