Voziti 119 km/h në zonën 40km/h, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet përkohësisht vozitja shoferit nga Gjilani

Voziti 119 km/h në zonën 40km/h, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet përkohësisht vozitja shoferit nga Gjilani

Policia ka gjobitur një shofer në Gjilan, i cili në zonën në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h, voziti me shpejtësi 119 km/h.

Ndaj tij u shqiptua gjobë prej 300 eurove, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre muaj.

“Njësite policore të trafiku rajonal nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, kanë hasur një kundërvajtës, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzet (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: