VOX: Së shpejti do të kemi edhe hoxhë-robotë, ja shembulli i klerikut robot me emrin Mindar
Religjioni i Inteligjencës Artificiale është përpara nesh. Mirëserdhët në të ardhmen.
Një prift i ri me emrin Mindar po ecë përpara në Kodaji, një tempull budist 400 vjeçar në Kyoto të Japonisë. Si anëtarët e tjerë të klerit, ky prift mund të mbajë predikime dhe të lëvizë rreth besimtarëve për t’u takuar me ta. Por, Mindari vjen me disa veçori të pazakonta. Një trup i bërë nga alumini dhe silikoni, për fillestarët.
Mindari është robot.
I dizajnuar për t’u dukur si Kannoni, hyjnia budiste e mëshirës, makina 1 milionë dollarëshe është një përpjekje për të ndezur pasionin e njerëzve për fenë e tyre në një vend ku besimi fetar është në rënie, shkruan VOX, përkthen Periskopi.
Tash për tash, Mindari nuk është nga Inteligjenca Artificiale. Ai thjesht citon lutje të paraprogramuara përsëritshëm. Por kreatorët e robotit planifikojnë që t’i japin kësaj makine aftësi mësimi që do ta bëjnë praktikisht që t’i zgjidhë edhe problemet etike dhe spirituale.
“Ky robot nuk do të vdes kurrë; do të vazhdojë pambarimisht ta ‘apdejtojë” veten dhe të evoluojë,” ka thënë Tensho Goto.
Roboti mund të ndryshojë edhe religjionet e tjera, po ashtu.
Teknologjitë e reja mund të na bëjnë shpesh që të ndihemi parehatshëm. Besimtarët japonezë që vizitojnë Mindarin raportojnë se nuk janë ndjerë aq të mërzitshëm.
Për ta lexuar të plotë artikullin iu ftojmë të KLIKONI KËTU.