Voton edhe Atifete Jahjaga

Voton edhe Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kryer obligimin e saj si qytetare e Kosovës.

Ajo ka hedhur votën dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të postuar në rrjete sociale. Përmes imazhit, Jahjaga u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë.

“Sot ushtrova të drejtën time për të votuar dhe ju ftoj të bëni të njëjtën gjë. Zgjedhjet e lira janë themeli i demokracisë që synojmë ta forcojmë.  Votoni për të ardhmen që dëshironi”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në: