Voton Bedri Hamza: Çdo rezultat që e votojnë qytetarët, për mua është i pranueshëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka votuar në shkollën “Andon Zako Çajupi” në qytetin e Mitrovicës.
Hamza ishte i shoqëruar me bashkëshorten e tij.
Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, teksa shtoi se çdo rezultat për të është i pranueshëm.
“Për mua çdo rezultat që e votojnë qytetarët e Republikës së Kosovës është i pranueshëm. Jam optimist, ka qenë një fushatë e gjatë mirëpo jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kam ruajtur energjinë pozitive”, tha ai.