Votimi me postë, KQZ dërgoi mbi 84 mijë njoftime të personalizuara për votuesit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka mbajtur sot mbledhjen e radhës për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Pika e parë e rendit të ditës ishte puna e Sekretariatit të KQZ-së, përfaqësuesi i departamentit në fjalë ka treguar se sa njoftime janë dërguar për numrin e votuesve me postë, pasi afati për këta votues ishte hapur më 9 janar.
“Lidhur me përgatitjet për votimin përmes postës që ka filluar me datën 9 janar 2025, ka filluar me dërgimin e email-ve përmes platformës elektronike ku ju kanë dërguar çdo votuesi njoftime të personalizuara për fazën që lidhet me votimet përmes postës, ku sipas mënyrës se si janë përcaktuar votuesit, njoftimet u kanë dërguar për votimet përmes postës në kutitë postare të KQZ-së dhe në kutitë postare të KQZ-së përmes postës jashtë Kosovës”.
“Pra në data 9 dhe 10 janar të vitit 2025 kemi dërguar njoftimet të personalizuara për 84 mijë e 509 votues, ky numër i votuesve, përbën numrin e atyre votuesve se në fazën e aplikimit janë përcaktuar për të votuar përmes postës. Qoftë duke dërguar pakon për votim në kutitë postare të KQZ-së në Kosovë, dhe në kutitë postare të KQZ-së jashtë Kosovës”, ka thënë përfaqësuesi i sekretariatit.