Votimi jashtë vendit, Krasniqi: VV’ja ka rënie krahasuar me zgjedhjet 2021, LDK-ja pësoi rritjen më të madhe

Votimi jashtë vendit, Krasniqi: VV’ja ka rënie krahasuar me zgjedhjet 2021, LDK-ja pësoi rritjen më të madhe

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka krahasuar rezultatet e votimit jashtë vendit me ato të zgjedhjeve të vitit 2021.

Sipas tij, VV-ja ka rënie të votave, pra 28 vota më pak, ndërsa partitë e tjera kanë shënuar rritje.

Përmes një statusi në Facebook, Krasniqi ka postuar një tabelë ku ka bërë krahasimin, e që thotë se LDK’ja ka pësuar rritjen më të madhe me 15 mijë e 748 vota më shumë.

Ai shtoi se VV-ja kishte shpresuar se mundësimi i votimit nëpër misione diplomatike do të sillte më shumë përkrahje nga diaspora, por që sipas tij, kjo pritje nuk është realizuar.

“PDK 2,021 vota më shumë, dhe AAK-NISMA me 746 vota më shumë”, tha Krasniqi.

Rezultatet e votimit jashtë vendit, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, tregojnë se vetëm VV ka shënuar rënie të numrit…

Posted by Albert Krasniqi on Tuesday, March 4, 2025

Shpërndaje në: