Votimi i shtetasve kosovarë në Gjermani, ambasada atje tregon adresën e kutisë postare ku duhen dërguar votat
Ambasada e Kosovës në Gjermani ua ka treguar shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar me postë nga atje, adresën e kutisë postare ku duhet t’i dërgojnë votat e tyre.
“Njoftim me rëndësi! Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë në Gjermani, zarfet e mbyllura me fletëvotime sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgohen në kutinë postare të hapur në adresën si më poshtë: KQZ-ZGJEDHJET, Deutsche Post Filiale 502, Toli Post und Büroshop, Senefelderstraβe 49, 70176 Stuttgart”, thuhet në njoftimin e ambasadës.