Votat për Topin e Artë – diferenca ishte e ngushtë mes Messit e Lewandowskit
Lionel Messi është konfirmuar edhe një herë si lojtari më i mirë në botë.
Për herë të shtatë në karrierën e tij, Leo Messi është shpallur më i miri, dhe kjo tashmë është kthyer në histori në vete.
Këtë vit, rivali i Leo Messit ishte Robert Lewandowski i Bayern Munich (Polonisë). Dilemat ishin të mëdha për fituesin deri në momentet e fundit. Megjithatë, pak vota kanë bërë diferencën për Topin e Artë këtë vit, përcjell Periskopi.
Messi kishte vetëm 33 pikë më shumë sesa ylli polak, në garën për më të mirin e vitit.
Argjentinasi kishte grumbulluar 613 vota, në krahasim me Lewandowskin që kishte 580.
1 | Lionel Messi – 613 points 2 | Robert Lewandowski – 580 3 | Jorginho – 460 4 | Karim Benzema – 239 5 | N’Golo Kanté – 186 /Periskopi/