Votat e diasporës me postë, ja në cilin vend po prinë PDK-ja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon ende procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora.
Deri më tani është numëruar një kuti e fletëvotimeve të dërguara përmes postës të qytetarëve nga Drenasi që jetojnë në diasporë.
Sipas rezultateve preliminare, deri më tani Partia Demokratike e Kosovës po prinë me 178 vota, duke pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 139 vota.
LDK-ja deri më tani ka marë 42 vota, ndërsa AAK ka marrë 6 vota.
Kujtojmë se mërgimtarë nga diaspora nga komuna e Drenasit që kanë votuar përmes postës është 1107.