Votat e diasporës, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani

Votat e diasporës, këta janë kandidatët më të votuar deri më tani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i 44.19 për qind të vendvotimeve nga përfaqësitë diplomatike.

Sipas rezultateve të deritanishme, kur numërimi ka përfunduar në 19 kuti, nga 43 sa janë gjithsej, Lëvizja Vetëvendosje (VV) prin me 81.89 për qind të votave.

Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)e cila ka marrë 7.21 për qind të votave dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK)që ka marrë 5.75 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.54 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 1.07 për qind.

Më i votuari  nga Lëvizja Vetëvendosje është kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ku deri tani ka marrë 2 mijë e 886 vota

Pas tij, radhitet kandidati për deputet Glauk Konjufca me 2 mijë e 510 vota, pasuar nga Hekuran Murati me 1 mijë e 544 vota, Xhelal Sveçla  me 1 mijë e 503 vota, dhe  Abulena Haxhiu, me 1 mijë 489 vota deri tani.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më i votuari është kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku me 255 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami me 156 vota, Kujtim Shala me 149 vota, Doarsa Kicha-Xhelili me 143 vota dhe Anton Quni me 120 vota.

Nga PDK më i votuari është kandidati për kryeministër Bedri Hamza, pasuar nga kreu i partisë, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku, Uran Ismaili e Enver Hoxhaj.

Nga AAK dhe Nisma më i votuari është kandidati për kryeministër nga ky koalcion, Ramush Haradinaj, pasuar nga Fatmir Limaj i Nismës, Daut Haradinaj, Ardian Gjini, e Besnik Tahiri.

Shpërndaje në: