Von der Leyen: Putinit s’i besohet, Evropa duhet të rrisë mbrojtjen

Von der Leyen: Putinit s’i besohet, Evropa duhet të rrisë mbrojtjen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur të martën se rendi i sigurisë evropiane po tronditet dhe “iluzionet tona po shkatërrohen” teksa foli për zhvillimet në Ukrainë.

Ajo iu drejtua ligjvënësve të Bashkimit Evropian derisa në Jeddah po mbahen bisedimet mes palës ukrainase dhe asaj amerikane për çështjen e luftës me Rusinë, ka raportuar TheGuardian.

Von der Leyen foli edhe për presidentin rus, Vladimir Putin.

“Disa besonin se Rusia mund të integrohej në arkitekturën ekonomike dhe të sigurisë të Evropës. Të tjerët shpresonin se ne mund të mbështeteshim pafundësisht në mbrojtje të plotë të SHBA-së. Dhe kështu ulëm mbrojtjen. Koha e iluzioneve ka mbaruar”, është shprehur ajo.

Von der Leyen argumentoi se vendimet e fundit të liderëve të BE-së ishin “të pashembullta dhe “krejtësisht të pamendueshme”, derisa foli për një urgjencë të re për të vepruar dhe riarmatosur Evropën.

“Ne kemi nevojë për një rritje të mbrojtjes evropiane, dhe kemi nevojë për të tani…Putini ka dëshmuar herë pas herë se është një fqinj armiqësor. Atij s’mund t’i besohet. Ai vetëm mund të pengohet”, ka thënë ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian ka shtuar se Ukrainës duhet t’i ofrohen garaci të forta sigurie, por “Evropa po ashtu duhet të shkojë përtej kësaj”./kohanet/

Shpërndaje në: