Von der Leyen në Presidencë, pritet nga Osmani

Von der Leyen në Presidencë, pritet nga Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas takimit Osmani dhe Von der Leyen do të mbajnë konferencë për media.

Pas këtij takimi, presidentja Von der Leyen do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurtin.

Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.

Më pas më 24 tetor, ajo u takua me presidentin Bajram Begaj, pas kësaj ajo shkoi për në Maqedoni të Veriut dhe e u takua kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Më 25 tetor, ajo ishte Serbi dhe do të zhvilloi takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe jo kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi ai u takua me ministrin për zhvillim ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Të njëjtën ditë më 26 tetor pas Kosovës, Von der Leyen do të jetë në Mal të Zi e do të pritet nga presidenti malazez Jakov Milatoviq dhe kryeministri Milojko Spajiq./eo

Shpërndaje në: