Volkswageni po e blen degën për zhvillim të automjeteve të Huawei’t
Për arritjejn e këtij synimi duket se do ta ndihmojë Huawei, sepse ka kohë që kjo kompani kineze është aktive edhe në industrinë e automobilave. Informatat e fundit tregojnë se Volkswageni është shumë i interesuar të blejë degën e Huawei’t për zhvillimin e sistemeve autonome të vozitjes. Sipas Manager Magazine, negociatat ka kohë që po zhvillohen dhe bëhet fjalë për marrëveshje miliarda dollarëshe.
Huawei nuk ka njoftuar asgjë publikisht, edhe pse dihet se ata janë shumë të mirë në zhvillimin e sistemeve autonome të vozitjes. Në shtator të vitit të kaluar, nga Huawei njoftuan se kishin arritur nivelin 3.5, që është rasti i parë në botë. Dihet se qëllimi i tyre është që deri në vitin 2025 ta kenë konceptin e gatshëm të sistemit autonom të vozitjes të nivelit më të lartë (që është niveli 5).
Volkswageni aktualisht është duke përgatitur sistemin autonom LiDAR për automjete komerciale. Në një intervistë për agjencinë Reuters, njeriu i parë i Volkswagenit, Herbert Diess, konfirmoi se kompanioa po kërkon partneritet për të qenë të lider në segmentin e sistemit të vozitjes autonome. Sipas tij, gjatë 25 viteve të ardhshme vozitja autonome e automjeteve do të zgjerohet masivisht.
Diess po ashtu theksoi se se kamioni elektrik është një ide e shkëlqyeshme, duke aluduar kështu indirekt synimin e tij, por edhe tregoi se tashmë Audi dhe Bentley po punojnë në sedanë elektrikë premium.