Volkswagen publikon pamjet e para të automjetit të ri elektik

Volkswagen publikon pamjet e para të automjetit të ri elektik

VW SUV elektrik ka njoftuar se automjeti i saj i ri do të vijë këtë vit.

Në mungesë të Motor Show në Gjenevë, i cili është anuluar për shkak të coronavirusit, ky grup ka lëshuar pamjet e saj të reja të makinës së saj elektrike ID.4 në internet.

Po ashtu kompania ka njoftuar se makina duhet të dalë në treg këtë vit, transmeton Telegrafi.

Sipas menaxherit Ralf Brandstätter, ID.4 është një “automjet neutral-CO2″. Makina elektrike do të prodhohet dhe shitet në Evropë, Kinë dhe SHBA.

Volkswagen është plotësisht e angazhuar në mënyrë strategjike për disqet elektrike dhe do të investojë rreth 33 miliardë euro në lëvizje elektronike deri në vitin 2024.

Nga viti 2022 e tutje do të përfshihet edhe autobusi i ri ID.Buzz.

 

Shpërndaje në: