Volkswagen Polo SUV do të dalë në treg në fund të 2018-ës

Volkswagen Polo SUV do të dalë në treg në fund të 2018-ës

Mbetet të shihet se çfarë emri do të përdorë Volkswageni për këtë SUV nga segmenti B, por tani për tani është i njohur për publikun e gjerë vetëm si Polo SUV, gjatësi e të cilit është 4.2 metra.

Fjala është për një SUV i cili është më i vogël se Tiguan dhe Golf T-Roc i ardhshëm, ku dizajni i tij është i frymëzuar nga koncepti T-Cross Breeze i cili është promovuar vitin e kaluar në Geneva Motor Show.

Image

Ashtu siç pritet, Polo SUV do të bazohet në platformën fleksibile MQB, do të vijë me motorë me 3 dhe 4 cilindra, ndërsa në ofertë do të jetë në dispozicion edhe versioni me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme dhe si opsion me të gjitha rrotat, transmeton Koha.net.

Në gamën e motorëve, ndër të tjera, pritet të jetë motori benzinë 1.0-litër me tre cilindra si dhe motori 1.5-litër me kapacitet prej 90 deri 125 kuajfuqi. Sa i përket marshit, përmendet marshi manual DSG me koplung të dyfishtë.

Përveç kësaj, mediat gjermane, jo zyrtarisht, përmendin edhe versionin me sistemin e tërheqjes me gaz si dhe versionin hibrid.

Image

Sa i përket çmimit, Volkswagen Polo SUV me sistemin e tërheqjes vetëm me rrotat e përparme do të duhej të fillonte në treg me çmim prej më pak se 20 mijë euro. Ky version do të prodhohet në fabrikën e Volkswagenit në Spanjë.

Shpërndaje në: