Volkswagen është prodhuesi i dytë më i madh i makinave elektrike pas Tesla

Volkswagen është prodhuesi i dytë më i madh i makinave elektrike pas Tesla

Volkswagen është i dyti në botën e makinave elektrike pas Tesla tha shefi ekzekutiv i kompanisë për një gazetë gjermane.

Ai tha se alternativat me zero emetime që nga kamionët tek autobuzët, janë pjesë e portofolit të Volkswagen tashmë.

Prodhuesit e kamionëve si Tesla, Daimler dhe Navistar kanë filluar një garë të ethshme për të ndërtuar bateri të afta të zëvendësojë rezervuarët e naftës dhe të ofrojnë të njëjtën distancë.

Shefi ekzekutiv i Tesla tha javën e kaluar se gjysëm kamioni i parë elektrik do të dalë në shitje më 26 Tetor.

Gjatë shfaqjes së Frankfurtit, Volkswagen tha se do të investojë 20 miliard Euro në makinat elektrike deri më 2030-tën.

Shpërndaje në: