Volkswagen do të hapë fabrikë në Ballkan – Serbia provon ta joshë gjigantin gjerman

Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve Volkswagen planifikon hapjen e një fabrike në Ballkan.
Bullgaria dhe Serbia janё tё parat qё shpresojnё se mund ta joshin pёr investimin e tij në Europёn Lindore.
Nё tё dyja këto vende, kostot e personelit janё tё ulёta dhe secili prej tyre ofron avantazhet e veta, shkruan Deutsche Welle.
Që kur Volkswagen i bëri të ditura planet për ngritjen e kësaj fabrike, përveç Bullgarisë e Serbisë, shpresat janë ngritur edhe tek Rumania, Turqia dhe Maqedonia.
Shtypi gjerman shkruan se Volkswagen do të marrë vendim në muajin prill, ndërsa makinat e para nga fabrika e re do të dalin nga prodhimi në 2023.
Ka kohë që prodhuesi gjerman i automjeteve ka përmendur investime të mundshme në Europën Juglindore.