Vojvoda: Unë kam lindur në Gjermani, se në Kosovë kishte luftë
Mërgim Vojvoda së fundmi ka dhënë një intervistë për “DAZN Talk”, ku mes tjerash ka folur edhe për të kaluarën e tij dhe për shtetin e Kosovës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë gjatë kësaj interviste ka treguar se ka lindur në Gjermani, shkaku i luftës që ishte atëherë në Kosovë.
“Jam lindur në Gjermani sepse në vendin tim, në Kosovë, kishte luftë. Më pas jemi kthyer në vendin tonë sepse nuk kishim dokumente. Babai im ishte luftëtar dhe kur u krye lufta shkuam në Belgjikë. Unë e kam një histori me shumë sakrifica. Jam i lumtur me historinë time sepse familja ime ka sakrifikuar shumë”, u shpreh futbollisti nga Skenderaj,
Kurse, kur u pyet se çka do të thotë për të që të luash për Kombëtaren, Vojvoda u përgjigj: “Do të thotë shumë, është sikur je duke e mbrojtur vendin tënd. Futbolli mund të bëjë shumë gjëra. Për mua është motiv i një krenarie të madhe për ta veshur fanellën e Kosovës”.
Gjatë kësaj interviste, 27-vjeçari tha se në Itali është ambientuar mirë dhe se nuk ka menduar dy herë kur ka marrë ofertën nga Torino.
Mërgim Vojvoda është pjesë e skuadrës italiane nga viti 2020, teksa ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2024.