VMRO kundër Kosovës në Strasburg, ish ambasadori Dedaj: Fajtor është Kurti, ndërhyri në Maqedoni të Veriut

VMRO kundër Kosovës në Strasburg, ish ambasadori Dedaj: Fajtor është Kurti, ndërhyri në Maqedoni të Veriut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg më 16 prill.

E në këtë votim sipas Koha.mk nuk do të marrë pjesë deputeti i VMRO-së, Aleksandër Nikollovski.

Sic raportohet në media, VMRO-DPMNE ka vendosur të jetë në një vijë me Serbinë në raport me Republikën e Kosovës sa i përket KiE.

E, për Gjergj Dedajn, ish ambasador në Maqedoni të Veriut, fajtor është kryeministri Albin Kurti.

Ai në një prononcim për Periskopi tha që VMRO është e indinjuar për shkak të ndërhyrjeve që Kurti ka bërë në Maqedoni të Veriut.

“Mendoj se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut respektivisht VMRO por edhe vendet tjera fqinje, pos Serbisë, do duhej të votonin me favor të Kosovës. VMRO është e indinjuar për shkak të ndërhyrjeve institucionale të Qeverisë Kurti, në procesin elektoral në këtë vend fqinj dhe ky është presedan dhe hap i gabuar dhe i dëmshëm i Prishtinës zyrtare“, tha ai.

Dedaj për Periskopin tha që Kurti me politikat e tij përcarëse, ka prishur raportet edhe me shtetet fqinje.

Ai thotë që pavarësisht dështimeve të Qeverisë në diplomaci, pret që Kosova të hyjë në KiE.

“Çështja e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut është çështje e vullnetit politik të qytetarëve të RMV dhe jo e vendeve fqinje. Kryeministri Albin Kurti me politikat e tij përqarëse, të dëmshme dhe të rrezikshme, jo vetem që ka dëmtuar partneritetin me SHBA dhe BE, por edhe me vendet fqinje. Megjithëatë presim anëtarësimin e Kosovës në KiE, përkundër dështimeve të diplomacise dhe te Qeverisë së Kosoves, ne këto tri vitet e fundit“, u shpreh ai.

Nëse Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës./Periskopi

Koha.mk: VMRO në një vijë me Serbinë, kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Shpërndaje në: