Vlora Çitaku komenton fotografinë e gjyshërve të Dua Lipës dhe Rita Orës

Vlora Çitaku komenton fotografinë e gjyshërve të Dua Lipës dhe Rita Orës

Vlora Çitaku e komentoi fotografinë e gjyshërve të dy yjeve botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Gjatë ditës së sotme në medie ka qarkulluar një fotografi e gjyshërve të Rita Orës dhe Dua Lipës.

Fotografia e Seit Lipës dhe Besim Sahatçiut ishte shkrepur më 1960 në Pejë.

Me anë të një postimi në Instagram, ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku thotë se gjyshërit e dy artisteve pak e dinin se ato do të bëheshin yje botërore.

“Kur: 1960
Ku: #Kosovo
Kush: Seit Lipa dhe Besim Sahatçiu.

Pak ata e dinin se mbesat e tyre do të rriteshin dhe do të bëheshin yje botërore ❤️ DUA Lipa and RITA Ora ❤️❤️”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: