Vlora Çitaku e turpëroi publikisht Novak Djokovicin, ankohet qeveria serbe
Ankohet qeveria serbe pas turpërimit të Marko Djuric nga Vlora Çitaku, luajnë viktimën
Zëvendëskryeministrja e qeverisë serbe Zorana Mihajlovic ka deklaruar sot se qenka e turpshme deklarata e ish ministres së jashtme së Kosovës, Vlora Çitaku, që sipas saj e paska krahasuar ‘më të mirin tenist’ të botës Novka Djokovic me një kafshë.
Nuk doli as Brnabic e as Vucic që nuk lëshon këso raste të dalë e të akuzojë mbarë e mbrapsht për standarde të dyfishta bashkësinë ndërkombëtare e kosovarët për të pagdhendur. Ju dogji se Djuric doli torollak në debatin në Twitter me Çitakun, sipas ‘Metro’, transmeton Periskopi.
Mihajlovic fare nuk u koncentrua në debatin e Djuric me Çitakun në Twitter vetëm u ankua me gjoja ofendimet e ish ambasadores kosovare ndaj tenistit. Çitaku kishte ironizuar me lejimin e pjesëmarrjes së tenistit serb pa u vaksinuar në Australia Open. Ajo kishte ngjitur lajmin e Reuters dhe kishte cituar nga Ferma e Kafshëve të George Orwell, shkrimtarit të famshëm anglez për barazinë më të madhe të disave në krahasim me të tjerët.
Debati për çështjen e vaksinimit dhe lejimit të pjesëmarrjes së Novak Djokovic në Australia Open është duke u zhvilluar ka kohë edhe në botë, kur mungesa e tij si numri 1 në ATP listë do ishte mjaft e vërejtur dhe me ndikim në turneun me renome të tenisit.
Djuric kërceu dhe filloi me vajtimin se sa e paturp qenka Çitaku me krahasim e saj. Mori një mësim të mirë nga politikanja kosovare edhe sa i përket letërsisë dhe diplomacisë tani që është ambasador.
Mihajlovic vazhdoi me vajin e Djuric dhe e lidhi prejardhjen e Djokovicit që e ka nga Zveqani dhe ky sipas qenka shembull i trajtimit të serbëve në Kosovë nga institucionet.
“ All animals are equal, but some animals are more equal than others.”https://t.co/IyaE8lfcjJ
— Vlora Çitaku (@vloracitaku) January 4, 2022