Vllasaliu: Zoti i vraftë ata që rreshtohen mbrapsht e flasin një fjalë kundër Amerikës

Vllasaliu: Zoti i vraftë ata që rreshtohen mbrapsht e flasin një fjalë kundër Amerikës

Këngëtari Sinan Vllasaliu  ka folur rreth një takimi të ish-presidentit Rugova në Amerikë. Ai është shprehur i habitur se si e ruanin shteti amerikan në atë kohë ish-presidentin.

Edhe pse të ndryshëm si persona dhe personalitete, ai ndër të tjera tregon se çka e lidhë fjala Amerikë, Sinanin me Rugovën.

“Po, është një lidhshmëri madje e pashmangshme, për arsye se, unë kur e kam parë Ibrahim Rugovën së pari në Amerikë, domethënë një njeri, një thatanik si i themi ne, dhe e kam parë policia e FBI amerikane, e kanë sjellë dhe e kanë përcjellë, Ibrahim Rugova është fut në sallë ku është bërë një pritje prej lobit shqiptar të mrekullueshëm, që s’ia kemi kthyer kurrë… Edhe e kemi parë Ibrahim Rugovën si këta ‘builderat’ që janë për arsye se ka qenë i veshur me pancir. Kur kanë hyrë, kanë hyrë diku katër meshkuj shumë të mëdhenj të shtetit amerikan përpara, katër mbrapa, Ibrahim Rugova ka qenë në mes dhe është futur në sallë. Unë aty kam parë dhe kam thënë, si nuk kuptojnë këta njerëz? Në qoftëse një Amerikë e ruan një njeri të cilin veç kishte filluar të thotë ‘Kosova do të bëhet shtet’ dhe një Amerikë, një shtet që shqiptarët nuk munden me i dal në borxh kurrë. Një Amerikë e tërë, t’i rrijë mbrapa një njeriut prej një shteti 2 milionësh është pak problematike me pas vizionin. Tash po du ta livdoj veten me e pa… këtë po e ruajnë, në këtë mënyrë po e ruajnë Dr. Ibrahim Rugovën? FBI! Domethënë po flasim për shtet amerikan, kur të merr FBI në dorë, ju Adnan i dini këto… Pastaj i keni pasur ju me protokole… e din mënyrën se si shkon atje. Ajo ka qenë lidhja ime e vulosur për shkak se brenda vetvetes, kam thënë diku, Adnan Merovci, kam thënë se Zoti na ka rreshtuar, për herë të parë në histori jemi rreshtuar mbarë. Zoti i vraftë ata që rreshtohen sot mbrapsht dhe e flasin një fjalë kundër Amerikës”, ka potencuar Vllasaliu për emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin” në Klan Kosova.

Shpërndaje në: