Vjosa Osmani takohet me Edi Ramën në Çeki

Vjosa Osmani takohet me Edi Ramën në Çeki

Presindetja e Kosovës Vjosa Osmani po qëndron në Pragë ku po merr pjesë në Forumin GLOBSEC.

Osmani në margjina të Forumit është takuar edhe me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Nga foto e publikuar duket një shtrëngim miqësor i duarve mes Ramës dhe Osmanit.

Presidentja Osmani ka marrë sot pjesë në një panel diskutimi ku ka folur edhe për raportin mes Kosovës dhe SHBA-së. Gjithashtu sot Osmani ka takuar edhe presdientin çek, Petr Pavel, takim i parë në nivel presidentësh mes Kosovës dhe Çekisë.

Shpërndaje në: