Vjosa Osmani: Mirë që e votuam Specialen, UÇK-ja ishte ushtri e popullit, jo e individëve

Vjosa Osmani: Mirë që e votuam Specialen, UÇK-ja ishte ushtri e popullit, jo e individëve

Presidentja në detyrë dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në një intervistë në televizionin publik të Kosovës foli për një mori çështjesh.

Osmani mbështeti themelimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kosovës në vitin 2015.

“Duhet ta kuptojmë se ky është akt i Kuvendit të Kosovës.” – deklaroi ajo.

Kryeparlamentarja po ashtu përmendi argumentin e ish presidentit Thaçi se nëse nuk do të votohej Specialja në Kuvend atëherë kjo do të ishte në dorën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Po ashtu, Osmani vazhdoi duke përmendur krimet e kryera nga Serbia.

Ajo u pyet se sa e dëmton imazhin e Kosovës aktakuza e Zyres së Prokurorisë Speciale.

“Askush nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së. Nuk ka qenë asnjëherë ushtri e individëve, por e popullit. Prandaj duke qenë ushtri e popullit – nuk mund të ketë sukses përpjekja për gjykimin e luftës për liri,” – tha ajo. /Periskopi

Shpërndaje në: