Vjen shpjegimi: Facebooku nuk ra, ishte i paqasshëm – e frikshme se si as punëtorët s’kishin qasje në të

Vjen shpjegimi: Facebooku nuk ra, ishte i paqasshëm – e frikshme se si as punëtorët s’kishin qasje në të

Gjatë ditës së djeshme ndodhi një mini-kiamet në Internet pas rënies së platformave të Facebookut. Por, çka e shkaktoi një gjë të tillë?

Për gjashtë orë, përdoruesit e Facebookut, Instagramit dhe WhatsAppit u desh të lidheshin përmes platformash tjera, ose të ashtuquajturit realitet, për të kryer ndërveprimet e tyre.

Miliarda përdorues në mbarë botën u afektuan nga një gjë e tillë.

Sipas disa raportimeve, të prekur nuk ishin vetëm përdoruesit e thjeshtë (aka populli) por edhe punëtorët e kësaj kompanie pasi edhe sistemet e brendshme të kompanisë ishin bllokuar.

Kjo parandaloi edhe stafin që të kishte qasje në e-mailet e brendshme.

Në një postim, Facebooku bëri të ditur se ekipet e saj inxhinierike kishin gjetur që disa ndryshime konfiguracioni në ruterët e saj që koordinojnë trafikun e rrjetit mes qendrave të të dhënave të kompanisë kishin shkaktuar ndërprerjet e këtij komunikimi, përcjell Periskopi.

Duke e shpjeguar problemin, eksperti Lotem Finkelstenn, tha: “Thjesht, është protokoll interneti të mbulojë fjalët që përdorim si Facebook.com në gjuhën që kompjuterët e dinë – në numra, apo adresa interneti. Ato e bëjnë këtë konvertim dhe na drejtojnë në shërbimet dhe aplikacionit që kërkojmë t’i përdorim. Kur këto shërbime bien, duken sikur përnjëmend kanë rënë, por në fakt janë vetëm të paqasshme.”

Cila është domethënia e kësaj ndërprerjeje?

Ka pasur ndërprerje interneti të shumta e të cilat janë rritur vitet e fundit.

Edhe pse interneti është konceptuar fillimisht si rrjet i decentralizuar, ekspertët besojnë që një numër kompanish infrastrukturore të mëdha i ka qendërzuar shërbimet e tyre në platforma të mëdah interneti. Kjo, mund të jetë shumë problematike për mbarë botën.

Shpërndaje në: