Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar e para dorëheqjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga partia.

Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka thënë se Ahmeti mbetet kryetar i kryeqytetit.

“Ahmeti është kryetar i kryeqytetit. Ka punë për të qeverisur me kryeqytetin”, është shprehur ajo në “Rubikon” të KTV’së.

“Ka numër të madh të asamblistëve që do ta ndihmojnë”, ka thënë Nagavci.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme do t’i shohim hapat më tutje”, ka shtuar deputetja e VV’së.

Ajo ka thënë se Ahmetit i dëshiron sukses në të ardhmen.

“E falënderoj për bashkëpunimin dhe kontributin, dhe i uroj sukses”, është shprehur Nagavci.