Vjen reagimi i Xherdan Shaqirit pas fitores se Zvicrës

Xherdan Shaqiri nuk ishte në elementin e tij më të mirë, në ndeshjen që Zvicra e fitoi në penallti kundër Francës me rezultat 5-4
Xherdani startoi në këtë ndeshje dhe luajti për 73 minuta lojë ku u zëvendësua nga Mario Gavranovic, i cili shënoi golin e barazimit për Zvicrën në minutën e 90-të të ndeshjes.
“Kjo skuadër! #HoppSchwiiz”, ka postuar Shaqiri derisa është duke festuar me Admir Mehmetin, i cili edhe shënoi golin e pestë për Zvicrën nga pika e bardhë.
Pas kësaj fitoreje Zvicra do të këtë punë me Spanjën në çerekfinale.