Vjen reagimi i parë i Alvisës pas ndarjes nga Bashkimi
Alvisa ka reaguar në rrjetet sociale pas ndarjes nga Bashkimi.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Alvisa ka shkruar: Ku kanë arrit.
Por menjëherë pas disa minutash, ish-konkurrentja është penduar dhe e ka fshirë postimin.
Edhe pse ish-konkurrentja nuk është shumë e qartë në postimin e saj, ndarja mes çiftit është pak por e sigurt.
Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, e cila ishte shoqëruar me shumë dinamika, skandale dhe ngjarje të njëpasnjëshme. Lajmin për ndarjen e ka konfirmuar Bashkimi në një postim në rrjetet sociale.
Por ndërkohë pas këtij postimi nuk ka munguar dhe reagimi i ish të dashurit të Alvisës, Hysenit. Ky i fundit ka shkaktuar tepër debate të rënda në studion e Për’puthen, teksa pas akuzave ai është larguar nga programi.
“Gënjeshtra dhe mashtrimi kanë një date skandence. E vërteta mbetet e vërtetë edhe nëse askush nuk e beson. Gënjeshtra mbetet gënjeshtër edhe pse të gjithë e besojnë.”- ka shkruar Hyseni pas ndarjes së çiftit Bashkim- Alvisa.