Vjen reagimi i kompanisë që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Vjen reagimi i kompanisë që shkaktoi aksidentin në Gjilan

Kamioni i kompanisë “Uji i Pejës”,   ka qenë shkaktari i aksidentit të rëndë që ndodhi sot në qytetin e Gjilanit.

Përkundër që besohet se aksidenti kishte ardhur si pasojë e defekteve në frerët e kamionit, Kompania me pronar Enis Tiganin, me anë të një komunikate ata kanë bërë me dije se kamioni ka pasur të gjitha kontrollet e nevojshme dhe se kanë kryer të gjitha testet e nevojshme.

Poashtu, përmes kësaj shkrese ata kanë thënë se e kanë përjetuar rëndë këtë aksident, ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes së Qerim Çoqaj, derisa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më  të shpejtë.

Nga ana tjetër, organet e hetuesisë po vazhdojnë të merren me rastin në fjalë.

 

 

Shpërndaje në: