Vjen reagimi i FBK-së për incidentin në takimin Prishtina – Trepça: Do marrim masat e nevojshme

Vjen reagimi i FBK-së për incidentin në takimin Prishtina – Trepça: Do marrim masat e nevojshme

Federata e Basketbollit të Kosovës ka reaguar pas incidenteve në finalen e madhe të Superkupës së Kosovës, ku tifozeritë Plisat dhe Torcida u përleshën me përfundimin e pjesës së parë.

FBK ka reaguar duke shkruar se e denon ashpër huliganizmin dhe theksoi se kishin marrë masat e nevojshme – por tani do të punojnë edhe më shumë për të zhdukur huliganizmin nga basketbolli.

Ja reagimi i FBK’së:“FBK dënon ashpër dhunën dhe huliganizmin në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dënon ashpër dhunën dhe huliganizmin në basketboll.

FBK ka bërë të gjitha përgatitjet në lidhje me Superkupën e Kosovës dhe sidomos ndeshjen finale ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.Para kësaj përballje është mbajtur edhe një takim me Policinë e Republikës së Kosovës, ku është marrë vendim që të largohen të gjitha ulëset VIP, kemi krijuar tampon zone mes tifozerive, e kemi përgatitur planin operativ për ardhjen dhe largimin e tifozerive, si dhe janë angazhuar forca te mjaftueshme të Policisë dhe sigurimit privat.

Dënojmë fuqishëm dhunën e shfaqur në takimin e finales Sigal Prishtina-Trepça dhe do të bëjmë të gjithë përpjekjet që këto skena të mos përsëriten asnjëherë në basketbollin e Kosovës.Ne kemi ndaluar udhëtimet e tifozëve mysafirë në Superligë dhe do të vazhdojmë me masa tjera, deri në zhdukjen e huliganizmit, që nuk ka vend në sportin tonë të dashur dhe që kemi derdhur dhe po derdhim shumë ndjersë.

FBK do të analizojë ndeshjen e sotme dhe do të marrë masat e nevojshme.Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, është ftuar të hënën për të raportuar para institucioneve rreth incidentit të fundit”, shkruhet në reagimin e FBK’së.

Shpërndaje në: