Vjen reagimi i Armando Brojës pas lëndimit të tmerrshëm në gju

Vjen reagimi i Armando Brojës pas lëndimit të tmerrshëm në gju

Armando Broja e ka mbyllur shumë herët sezonin 2022/23.

Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim të rëndë gjatë miqësores kundër Aston Villas, duke shqetësuar të gjithë stafin e Chelseat.

Vetë sulmuesi kuqezi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se do të rikthehet së shpejti.

“I shkatërruar që 2022-ën ta mbyllim në këtë mënyrë. Ka qenë e vështirë të përpunosh gjithçka gjatë ditëve të fundit, por jam i vendosur të kthehem edhe më i fortë dhe më i mirë se më parë. Secili ka udhëtimin e tij drejt majës, kjo është vetëm një pengesë e vogël për gjërat e mira që do të vijnë në të ardhmen. Faleminderit të gjithëve që keni dërguar mesazhe mbështetjeje. Do të thotë shumë. I vlerësoj të gjithë. Do të kthehem së shpejti”, është shprehur Broja./h.ll/abcnews.al

Shpërndaje në: