Vjen njoftimi i UEFA-s: Kosova nuk mundet të jetë në grupe me këto dy shtete në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Vjen njoftimi i UEFA-s: Kosova nuk mundet të jetë në grupe me këto dy shtete në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Me 9 tetor, në qytetin e Frankfurtit, do të hidhet shorti për kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024.

UEFA ka publikuar një artikull ku tregon se si funksionin faza kualifikuese.

Në mesin e sqarimeve, UEFA ka treguar se cilat shtet nuk guxojnë të jenë në të njëjtin grup në kualifikime.

Kombëtarja e Kosovës nuk mund të jetë në grup me Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Serbinë, për shkak të kaluarës dhe arsyjeve politike.

Përveç këtyre, Armenia me Azerbajxhanin, Bjellorusia me Ukrainën dhe Gjibraltari me Spanjën s’mundën të jëenë të të njëjtin grup.

Kosova është në vazon e katërt. 53 kombëtare marrin pjesë në kualifikime. Kampionati Evropian do të organizohet në Gjermani dhe kombëtarja gjermane nuk merr pjesë në kualifikime pasi e ka të siguruar automatikisht një vend. Kombëtarja e Rusisë është përjashtuar nga kualifikimet dhe s’merr pjesë në Kampionatin Evropian.

Shpërndaje në: