Vjen një lajm i keq për përdoruesit e Netflix që shpërndajnë fjalëkalimin
Gjiganti i transmetimeve, Netflix, ka filluar të prezantojë masat për abonentët që ndajnë fjalëkalimet jashtë familjes.
Netflix u ka dërguar email përdoruesve në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, duke i informuar se do të duhej të paguajnë 7.42 euro (SHBA) dhe 5.75 euro (Britani) nëse ndajnë llogaritë jashtë anëtarëve të familjes. Ky është çmim shtesë në krye të abonimit ekzistues.
Tarifa pritet të përfshihet edhe në shtetet e tjera në të ardhmen.
Përdoruesit e Netflixit janë të zemëruar për këtë veprim të gjigantit të transmetimit. Ata mendojnë se çmimi është shumë i lartë dhe Netflix do të humbasë shumë abonentë.