Vjen ndryshimi në meçin, Marku – Parra, në këtë orë nisë përballja e tyre
Nesër do të jetë ditë e madhe për të gjithë shqiptarët.
Florian Marku dhe Miguel Parra Ramirez kanë përfunduar peshimet zyrtare dhe janë të gatshëm për duelin e tyre, shkruan Periskopi.
Marku dhe Miguel Parra do të përballen nesër në stadiumin “Air Albania” në Tiranë me fillim nga ora 16:00.
Ndonëse fillimisht ky meç ishte paralajmëruar se do të fillojë në orën 17:00, organizatorët kanë ndryshuar atë në 16:00.
Sidoqoftë, Marku thotë se i pret të gjithë shqiptarët nesër në stadium.