Vjen momenti i shumëpritur, Messi debuton me fanellën e PSG
Ajo që të gjithë po e prisnin në ndeshjen Reims – PSG, ka ndodhur tani.
Gjashtë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht) Lionel Messi është inkuadruar në lojë me fanellën e PSG, shkruan Periskopi.
Argjentinasi është inkuadruar në lojë në minutën e 65’ të takimit, kur PSG ishte në avantazh 0:2, me golat e Mbappe.
Messi i ka marrë vendin shokut të tij, Neymar JR, dhe sonte nuk mund të shohim magji në bashkëpunim mes tyre. /Periskopi/