Vjen mbreti, Aston Martin DBX 707

Vjen mbreti, Aston Martin DBX 707

Sikurse që sugjeron emri, DBX 707 ka një motor prej 707 KF dhe një moment rrotullues maksimal deri në 900 Nm. Por, ky nuk është motori V12 për të cilin është i famshëm Aston Martin, por është motori 4.0 V8 i AMG-së, të cilin ka kohë që prodhuesi britanik i veturave luksoze sportive e përdor në modelet e tij. Në rastin e versionit “707”, ky motor është përmirësuar edhe më tej krahasuar me DBX e rregullt, duke ia shtuar edhe 157 kuaj fuqi dhe 200 Nm. Falë kësaj fuqie, Aston Martin  tani kryeson ofertën e modeleve të shtrenjta SUV, sa i përket fuqisë dhe performancës së motorit, duke i lënë prapa modelet si Lamborghini Urus (650 KF) dhe Bentley Bentayga Speed ​​(635 KF).

Ndryshe, fuqia masive e Aston Martin DBX 707 transmetohet në të katër rrotat përmes ndërruesit automatik me 9 shpejtësi, ndërsa vetura sprinton nga 0-100 km/orë për vetëm 3.2 sekonda. Shpejtësia maksimale është 310 km/h, që gjithashtu e tejkalon konkurrencën e drejtpërdrejtë, ngase shpejtësia maksimale e deklaruar e Bentley Bentayga Speed ​​është 306 km/h.

Shpërndaje në: