Vjedhje në një xhami në Viti

Vjedhje në një xhami në Viti

Të shtunën është raportuar për një vjedhje në xhami në fshatin Ramjan të Vitisë. Policia e Kosovës ka njoftuar se dyshohet se janë vjedhur një shumë parash nga kasaforta e xhamisë.

Rasti po hetohet.

“Ramjan, Viti 14.12.2024-15:30. Është raportuar se të dyshuar te panjohur me forcë kanë depërtuar brenda në objekt fetar (xhami) dhe aty kanë dëmtuar kasafortën dhe kanë vjedhur para. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Shpërndaje në: