Vjedhje e rëndë në Prishtinë, Policia arreston tre shtetas të Shqipërisë

Një banesë në Prishtinë është bërë shënjestër e një vjedhjeje të rëndë gjatë orëve të mesditës së djeshme, ku hajdutët kanë marrë orë dore, stoli ari dhe një çelës veture.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, tre persona të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, janë arrestuar pas ndalimit të një veture me targa shqiptare, në të cilën janë gjetur sendet e vjedhura.
Njësitet policore kanë sekuestruar sendet e vjedhura dhe me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur detajet e rastit.