Vjedhja e zgjedhjeve më spektakolare që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri
Është vjedhja e zgjedhjeve më spektakolare që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.
Është e tillë sepse ka ndodhur në kushtet kur KM i vendit akuzohet për korruptim të agjentit të FBI, korruptim të ambasadorëve…të gjitha këto me paratë e këtyre që votuan “përpara”.
E megjithatë, i gjithë rezultati nuk është i vjedhur, është edhe produkt dogmatikësh e njerëzish të papërgjegjshëm për rëndësinë e votës.
Dihej që do dalë kështu? Edhe më pesimisti nuk e ka menduar këtë skenar, as vetë Apandesiti jo.
I gjithë ky rrënim ka disa përgjegjës, i pari ai që vjedh, Edi Rama,
I dyti ai që u shit në kurriz të shqiptarëve, Lulzim Basha, Alibeaj etj.
I treti çdo njeri që ka bërë indiferentin, qoftë ky me influencë publike ose anonim.
I katërti çdo opozitar që ka luajtur gjithë kohën me tre porta, ditën me Berishën, në darkë me Alibashët e natën me Ramën.
Përtej çdo kritike që mund të kemi, lideri i opozitës në Shqipëri mbetet Sali Berisha, i vetmi që është më popullori në atë opozitë që ka mbetur.
A duhet të nxjerrë mësime Berisha nga kjo?
Patjetër që po, hapje-hapje-hapje të partisë. Pastrim i PD nga vulgu, fodullët, arrogantët e njerëzit e paditurit.
Çfarë do të ndodhë në Shqipëri tani? ky rezultat do të pasohet nga një eksod biblik, këtu do të mbeten patronazhistët dhe ata që kanë dinjitet e do luftojnë për dinjitet.
Pushteti, përkundër asaj që mendojnë shumica mëngjesin e këtij 15 maji, nuk është më i fortë se 14 majin e djeshëm./Syri.net