Vizita në SHBA, Macron: Për një marrëveshje me Putin, duhen kapacitete parandaluese

Të dy udhëheqësit, Macron dhe Trump janë takuar këtë të hënë për të diskutuar luftën në Ukrainë në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të vendit nga Rusia. Të dy liderët janë pyetur për Putinin teksa kanë ndarë komentet e tyre.
Macron thotë se nuk ka folur me liderin rus për disa kohë , por me një administratë të re të SHBA-së në vend, ai shpreson se ka “kontekst të ri” dhe një “mundësi të re për t’u riangazhuar”.
E vetmja mënyrë për t’u siguruar që çdo marrëveshje paqeje me presidentin rus respektohet, shton Macron, është “të qenit i fortë” dhe të kesh “kapacitete parandaluese”.
Trump përsëriti një tjetër pretendim që ai e ka bërë disa herë , se lufta e cila filloi dy vjet në presidencën e Joe Biden nuk do të kishte filluar nëse ai do të ishte president.
Për Putinin konkretisht, ai thotë: “Unë me të vërtetë besoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje, mund të jem i gabuar, por besoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje. Putini mund të vazhdojë të udhëheqë Rusinë në një mënyrë shumë pozitive”, tha Trump.