Vizita e Rutte’s, dialogu dhe siguria në Kosovë – Osmani takohet me zyrtaren e lartë amerikane

Vizita e Rutte’s, dialogu dhe siguria në Kosovë – Osmani takohet me zyrtaren e lartë amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati.

Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun, vizitat e përfaqësuesve  ushtarak të SHBA-ve, si dhe vizitën e Presidentit të Letonisë, që u zhvilllua gjatë ditës së sotme.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

Osmani dhe Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes.

Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve./Periskopi/

Shpërndaje në: