Vizita e Ramës në sytë e mediave greke: “S’kam ardhur për të provokuar”
“Protothema” shkruan se në fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që zgjati më shumë se 1 orë, ai “pohoi se nuk ishte aty për të provokuar”.
“Në fjalën e tij, Rama theksoi se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë!, shkruan Protothema.
Edhe Cnn.gr e vë theksin tek fjala e Ramës “nuk kam ardhur të provokoj”, duke shkruar se “Kryeministri ka dhënë garancinë se nuk ka ardhur për të provokuar, por për të takuar njerëzit e tij”.
Nga ana tjetër, Kathimerini ka shkruar se ky takim ka ndezur tensione të reja në marrëdhëniet greko-shqiptare si dhe është një ngjarje që pason komentet e Ramës të shtunën.
“Greqia është një vend demokratik. Nuk mund të pengonte një lider të bënte një vizitë private dhe të fliste me bashkëfshatarët e tij.
Kjo çështje ka marrë më shumë vëmendje sesa duhet por nuk është koha e duhur para zgjedhjeve europiane”, citon Kathimerini fjalën e Ramës.
Mediat greke shkruajnë se qeveria greke ka zgjedhur të mos reagojë për vizitën e Ramës, duke sqaruar vetëm se nëse do ketë provokime, do të përgjigjet./A2CNN/