Vizita e Ramës në Selanik, paralajmërohen protesta kundër tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën e kësaj jave ka për t’i takuar diasporën shqiptare në Selanik.
Balli Kombëtar në Greqi ka bërë thirrje për një tubim kundër kryeministrit shqiptar, pas paralajmërimit për vizitën e tij atje.
Sipas A2CNN, në këtë njoftim takimi i Ramës me bashkatdhetarët konsiderohet si shpallje sfide nga Balli Kombëtar, që rendit në listën e arsyeve për të protestuar edhe burgosjen e Fredi Belerit para zgjedhjeve të 14 Majit.
“Duke deklaruar krenari për Shqipërinë dhe për shqiptarët që jetojnë në Greqi, Edi Rama vjen sërish me lejen e qeverisë për të organizuar një miting në Selanik. Prania e tij vetëm pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhja e tij me çdo iniciativë antihelene (marrëdhëniet me Erdoganin), burgosja e Belerit dhe vendosja e një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë. Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. Balli Kombëtar bën thirrje për t’i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Ballit Kombëtar.