Vizita e Presidentit të Letonisë në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore

Vizita e Presidentit të Letonisë në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë në Kosovë.

Në kuadër të kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, raporton Periskopi.

Policia ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore.

“Sot dhe nesër në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë pune Presidenti i Letonisë z. Edgars Rinkēvičs Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut.

“Ndërprerja do të bëhet në intervale të shkurtra kohore në disa segmente rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”./Periskopi/

Shpërndaje në: