Vizita e Kurtit në KEK, Hoti ia kujton se çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat

Vizita e Kurtit në KEK, Hoti ia kujton se çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth vizitës së kryeministrit Kurti dhe ministres Artane Rizvanolli në Koorporatën Energjetike të Kosovës.

Hoti e quan “për keqardhje” këtë vizitë, pasi siç thotë ai “Në vitin e katërt të mandatit, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz, e jo të krenohej me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin”

“Kjo është për keqardhje. Pas katër vitesh në pushtet, asnjë projekt madhor nuk ka nisur. Nuk janë kryer as projektet e nisura nga qeveria e kaluar.
Premtimi që VV-Guxo u kanë dhënë qytetarëve më 14 shkurt 2021 ka qenë: “Furnizim me energji të vazhdueshme dhe të përballueshme”. Ky premtim, sikurse të gjitha premtimet e tjera, është shkelur pasi kapacitetet energjetike nuk janë rritur.
Sot, Kosova nuk ka siguri energjetike, pra nuk ka energji të vazhdueshme. Çmimi i energjisë është rritur dy herë në këtë mandat, por jo pagat dhe të ardhurat e tjera, duke e shkelur kështu premtimin për energji të përballueshme”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

 

Shpërndaje në: